Lloga: Propozuam ligjin për masa restriktive, forcat politike që sot janë në pushtet e bllokuan

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook shkruan se vendosja e individëve në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dëshmon se janë të përkushtuar për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një shteti me vlera demokratike dhe shtoi se, qeveria e kaluar propozoi ligj për masa restriktive ndaj personave të sanksionuar nga SHBA që siç thotë Lloga, ky ligj u bllokua në Kuvend nga forcat politike që sot janë në pushtet.
Lloga tha se, lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon të jetë selektive, ndërkohë që përmendi figura politike ku tha se, vijojnë të përfitojnë nga fondet publike pa asnjë hetim të hapur ndaj tyre.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë strategjik më i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Vendosja e individëve në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dëshmon përkushtimin e tyre për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një shteti me vlera demokratike – një qëllim që e ndajmë të gjithë si qytetarë të këtij vendi.
Megjithatë, përkundër polemikave rreth emrave të përfshirë në këtë listë – që shpesh përfaqësojnë figura me ndikim dhe pushtet politik por edhe ekonomik – qeveria e kaluar pati guximin politik të propozojë një ligj për masa restriktive, që ndalonte aktivitetet politike dhe ekonomike të individëve të sanksionuar nga SHBA.
Fatkeqësisht, ky ligj u bllokua në Kuvend nga forcat politike që sot janë në pushtet, duke treguar një qasje të motivuar nga interesa personale dhe duke u frikësuar nga humbja e sponsorëve të tyre – një frikë që u reflektua edhe në rezultatin zgjedhor.
Në ndërkohë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vijon të jetë selektive dhe fragmentare. Disa figura të njohura, si ish-zv.kryeministri Koço Angjushev dhe oligarku Kamçev, vijojnë të përfitojnë nga fondet publike pa asnjë hetim të hapur ndaj tyre. Njësoj, nuk ka asnjë veprim ligjor ndaj Jakimovskit, kryetarit të Karposhit, i cili vazhdimisht shfrytëzon platforma mediatike për ligjërata politike.
Një qasje e tillë selektive e drejtësisë jo vetëm që minon besimin e qytetarëve në institucione, por cënon edhe themelet e shtetit ligjor.
Drejtësia duhet të jetë e barabartë, gjithëpërfshirëse dhe e paanshme. Nuk mund të tolerohen standarde të dyfishta ku individët trajtohen ndryshe bazuar në përkatësinë etnike apo lidhjet politike. Ky diskriminim jo vetëm që dëmton sundimin e ligjit, por rrezikon edhe partneritetin me aleatët tanë ndërkombëtarë.
Apeloj fuqimisht që institucionet tona të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm, duke siguruar një trajtim të barabartë dhe transparent ndaj të gjithë individëve të përmendur në listën amerikane. Vetëm përmes drejtësisë së drejtë dhe të paanshme mund të rikthejmë besimin e qytetarëve në institucione dhe të forcojmë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, tha Lloga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit