LAJMI I FUNDIT:

Lloga në takim me Valet Muhamed Al-Samamin, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Arabisë Saudite

Lloga në takim me Valet Muhamed Al-Samamin, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në mes RMV-së dhe Arabisë Saudite

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim zyrtar me kolegun e tij nga Arabia Saudite, Valet Muhamed Al-Samani. Në takim u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes dy vendeve.

Siç informoi Ministria e Drejtësisë, u shkëmbyen përvoja rreth organizimit të sistemit të drejtësisë në RMV dhe Arabinë Saudite.

Ministri Lloga e informoi kolegun e tij për gjendjen e drejtësisë në vendin tonë, duke theksuar përpjekjet për reforma, si dhe kushtet e këqija të burgjeve në vend. Duke diskutuar për sfidat aktuale, ministri informoi edhe për ndryshimet kushtetuese, si dhe për rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.


Ministri Al-Samani pasi falënderoi për mikpritjen, tregoi se nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman, morën përsipër përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për proceset në drejtësi.

“U diskutua edhe për ndryshimet e fundit që ka kaluar gjyqësori në Arabinë Saudite, duke theksuar ngritjen e departamenteve të posaçme në çdo gjykatë për ndihmën juridike për qytetarët, ngritjen e nivelit të transparencës, kufizimin e proceseve në tre muaj për zgjidhjen e problemeve. Theks i veçantë gjatë takimit u vu në procesin e digjitalizimit dhe funksionimit elektronik në të gjithë sistemin e drejtësisë, i cili përveç efikasitetit të punës, rrit edhe transparencën, sepse palët do të kenë shikueshmëri në të gjitha hapat dhe fazat e proceseve gjyqësore”, informoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë i Arabisë Saudite e ftoi ministrin Krenar Lloga për një vizitë zyrtare dhe ritheksoi se ai personalisht dhe ministria që ai drejton do të jenë të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në tejkalimin e të gjitha sfidave.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori