Llapi ka fituar në kohën shtesë në shtëpi ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 30-të të Superligës së Kosovës.

Të besuarit e Tahir Batatinës e dominuan takimin nga fillimi deri në fund duke krijuar shumë raste për shënim.


Edhe përkundër rasteve të shumta, Llapi nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, edhe pse Ahmet Januzi ishte i vetëm me portierin Davide Borsellinin që bëri prite të madhe.

438078823 849777830500035 4986520951366029189 n

Sikurse në të parën edhe në të dytën Llapi që po lufton për titull kampioni, kërkonte me çdo kush tri pikët.

Në minutën e 87-të, Llapi fitoi penallti, por që gjuajtja e Muhamet Hysenit u prit nga portieri i Fushës Kosovës, Borsellini.

438802877 849777673833384 4500716625682394040 n

Kur pritej që Llapi të bënte edhe një hap fals në luftë për titull, në skenë doli Ilir Krasniqi, që me një gjuajtje me kokë shënoi për 1-0.

Ky gol erdhi në kohën shtesë, duke i dhënë tri pikë të mëdha Llapit, që afrohet me kreun pas barazimit të Ballkanit me Dritën.

Llapi tani ka 58 pikë, aq sa Drita, ndërsa Ballkani ka 60 pikë si lider. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app