LAJMI I FUNDIT:

Llapi përfaqësohet vetëm me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës

Llapi përfaqësohet vetëm me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës

Podujeva, që gjithmonë është njohur si bastion i palëkundur i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht kishte përfaqësues të shumtë nga kjo parti në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së tani në këtë legjislaturë do të ketë përfaqësim nga vetëm dy deputetët.

Sabri Hamiti, Skender Hyseni, Agim Veliu, Nuredin Ibishi, Doruntinë Maloku, Agim Kikaj, Shpejtim Bulliqi, Ilaz Pireva, janë vetëm disa nga emrat e këtij qyteti që në legjislaturat e kaluara ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar, pasi që deri më tani vetëm i riu Fidan Rekaliu, duket se ka arritur ti sigurojë votat për këtë post, duke mbetur jashtë Sabri Hamiti, Skender Hyseni, Nuredin Ibishi, Liman Zeqiri, e Doruntinë Maloku,


E ish-deputeti nga kjo parti, Shpejtim Bulliqi, fajtorë për këtë gjë e bën kryetarin Mustafa dhe kryetarin e degës në Podujevë Agim Veliu.

Më mirë nuk qëndron as Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë.

Kjo parti në legjislaturën e kaluar kishte tre deputetë nga kjo anë, por tani kanë mbetur pa as edhe një përfaqësues të vetëm. Pasi që në zgjedhjet e 11 qershorit, humbën garën Kadri Kastrati, Naim Fetahu dhe Muhamet Latifi.

Ndryshe nga këto dy parti, Lëvizja Vetëvendosje, në këtë komunë arriti të ngjitej nga vendi i tretë në atë të dytë. Në dy legjislaturat e kaluara, kjo Lëvizje nuk kishte asnjë deputetët nga kjo komunë brenda Kuvendit të Kosovës, por tashmë sipas rezultateve preliminare që janë publikuar, Saranda Bogujevci ka arritur që ti sigurojë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, asnjëherë nuk ka pasur deputetë nga kjo anë, e as në zgjedhjet e fundit, Besnik Tahiri nuk arriti të jetë pjesë e Kuvendit.

Sikur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, edhe partitë tjera nuk kanë pasur përfaqësues në Kuvend nga kjo anë.

E drejtori ekzekutiv i organizatës “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, tha për televizionin që fajtorë të vetëm janë kandidatët për deputet nga kjo anë, për shkak se sipas tij nuk kanë arritur që t’i përmbushin pritjet e qytetarëve ndaj tyre. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori