LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci, Zekës: “Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit”

Lladrovci, Zekës: “Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Nisma, Milaim Zeka.

Lladrovci përmes profilit të tij në Facebook nuk ka nguruar ta quaj Zekën si “gazetaruc” dhe shpifës.


Ai ka thënë se Zeka nuk po i publikon ato që pretendon, sepse sipas tij, nuk ekzistojnë.

“Nuk ezkistojnë as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, këto reagime kanë ardhur një ditë pasi që që deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka,  ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi.

Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë
Lexo po ashtu Milaim Zeka: Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Zeka në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, kishte theksuar  Zeka,

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori