LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci për tarifën 10 euro në Prishtinë: Edhe në Drenas kemi probleme me qarkullimin, por pagesa nuk është zgjidhje

Lladrovci për tarifën 10 euro në Prishtinë: Edhe në Drenas kemi probleme me qarkullimin, por pagesa nuk është zgjidhje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk e sheh të duhur projektin ku Komuna e Prishtinës ka paraparë taksë për qytetarët jasht Prishtinës, të cilët me automjet duan të futen  brenda kryeqytetit.

Lladrovci thotë se edhe Komuna e Drenasit ka probleme me qarkullimin në trafik dhe qasjen e qytetarëve në qendër por, tarifat nuk janë zgjidhje.


”Çdo qytet ka vështirësitë e veta për mobilitet. Problemi me lëvizjen, parkingun dhe qasjen e qytetarëve në qendër e kemi edhe ne në Drenas e jo Prishtina”, tha Lladrovci, për Klan Kosova.

”Të gjithë jemi dëshmitarë se një orë në mëngjes e dy pasdite, qarkullimi është i tmerrshëm në Prishtinë, prandaj do rregulluar dhe do marrë vendime të guximshme por jo pagesa për qytetarin”.

Ai madje vlerëson se ofrimi i kushteve më të mira për qarkuillim me automjete në kryeqytet, e më pas gjoba për mosrespektim të kushteve, mund të ishin zgjidhja e duhur.

”Pagesa nuk është zgjidhje, sepse zgjon reagime të paarsyeshme, gjoba nuk mund të jetë masa e disiplinimit. Por, ofrimi i kushteve, ofrimi i mundësive e pastaj gjoba për mosrespektim apo pagesë në pajtim me rrethanat tona”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori