LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci ndan bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret

Lladrovci ndan bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret

Përveç 160 bursave të cilat janë ndarë ditë më parë, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë ndarjen e bursave edhe për studentët e tjerë që kanë plotësuar kriteret sipas listës së shpallur nga DKA-ja.

“Lladrovci që nga marrja e mandatit prioritet ka sektorin e arsimit, përkatësisht ngritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve gjithnjë më të mira infrastrukturore.


Nga 212 studentë që kanë plotësuar kriteret, 160 janë ndarë ditë më parë, 25 të tjera sot, ndërsa 28 bursa do të ndahen me fillimin e vitit fiskal 2021. Në këtë mënyrë, duke i përfshirë të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret, përkatësisht 212 përfitues. Përfshirja e gjithë studentëve që kanë plotësuar kriteret ka qenë propozim i kryetarit Lladrovci që ka marrë mbështetje edhe nga Kuvendi Komunal”, thuhet në njoftim.

Kryetari Lladrovci i ka uruar studentët përfitues, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur në rrugëtimi e dijës./Telegrafi/