Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se tashmë është shëruar nga virusi COVID-19.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka treguar për përvojën e tij në Klinikën Infektive teksa ka falënderuar të gjithë mjekët që janë kujdesur për të, transmeton Telegrafi.
“Unë vendosa të trajtohem, në Klinikën Infektive në Prishtinë, te mjekët që i njihja dhe kisha besim në kompetencën e tyre. Kisha ditë vërtetë të rënda, edhe net të pafundme. Por, kujdesi i mjekëve tanë, ishte shembullor, gjatë 24 orëve, pavarësisht gjendjes time të rëndë”, ka shkruar ai.
Për më shumë, shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
“Me mjekë, ia tregova vendin virusit të keq. Faleminderit!
Infektimi im nga virusi Covid-19, në fillim, më dukej i pamundur. E para, jam ruajtur dhe kisha kujdes, ndërsa së dyti, mendoja se viruseve kurrë nuk ua kam hap derën. Për fat të keq, më ndodhi.
Menjëherë u aktivizuan institucionet shëndetësore lokale, të cilat edhe më rekomanduan të shkoj në Klinikë për trajtim, sepse, gjendja ime ishte serioze.
Fillimi ishte i vështirë, sepse, vetmia më grinte më keq se virusi. Por, erdhi edhe ajo që nuk e prisja, shkuarja në Klinikën Infektive. Prania aty mu lehtësua pa masë, nga mjekët që më pritën, kuadër të cilit ia besoja jetën time, pa mëdyshje.
Para se të shkoja në Klinikë, pata oferta të shumta nga miqtë e mi të shkoja për trajtim në Gjermani dhe Austri. Mjekët që më ftuan, ishin shqiptarë, të gatshëm të ofronin trajtim profesional për shëndetin tim.
Unë vendosa të trajtohem, në Klinikën Infektive në Prishtinë, te mjekët që i njihja dhe kisha besim në kompetencën e tyre.
Kisha ditë vërtetë të rënda, edhe net të pafundme. Por, kujdesi i mjekëve tanë, ishte shembullor, gjatë 24 orëve, pavarësisht gjendjes time të rëndë. Më e rënda ishte, kur lexoja lajme alarmante apo dyshime për profesionalizmin e mjekëve tanë, apo mungesës së oksigjenit.
Madje, ishte tepër e rëndë për mua, kur thuhej se ata që hyjnë të terapinë me oksigjen, janë në rrugë të mirë për të ikur nga kjo botë. Të gjitha këto i demantoj unë, për 17 ditë qëndrim në Klinikën Infektive.
Falënderoj Prof. Dr. Sali Ahmetin, Prof. Dr. Lindita Ajazaj-Berisha, Dr. Veli Rexha, infektolog dhe të gjithë mjekët tjerë, infermierë, teknikë e staf të Klinikës Infektive. Falënderoj mjekët nga Austria, në veçanti dr. Shkëlqim Beqirin, nga Klinika Universitare e Vjenës si dhe ministrin Gent Cakajn për përkrahjen. Po ashtu, falënderoj z. Remzi Ejupin i cili ditën që mori vesh për infektimin tim më ka lutur të shkoj në Gjermani për trajtim. Madje, ai më kishte siguruar biletën e aeroplanit, hotelin dhe klinikën për trajtim. Po ashtu, falënderoj edhe Shefin e konsullatës sonë në Shtutgart, z. Imer Lladrovcin i cili po ashtu më ftoi të shkoj për shërim në Gjermani.
Nga zemra, dua të falënderoj të gjithë miqtë, të njohur e panjohur, të cilët me mesazhe, telefonata dhe porosi në mënyra të ndryshme, ma lehtësuan gjendjen dhe më uruan shërim.
Falënderoj me këtë rast, miqtë dhe shokët e mi për kujdesin e treguar për gjendjen time, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ali Ahmetin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin, Ramush Haradinajn, Besnik Tahirin, Pandeli Majkon, Hajredin Kuçin, Blerta Deliu-Kodrën, Enver Hoxhajn, Abelard Tahirin, Uran Ismajlin, Sejdi Hoxhën, Ferat Shalën, Arben Vitinë, Rexhep Selimin, Atifete Jahjagën, Bedri Islamin, Shaip Mujën, Bardhyl Mahmutin, Sylejman Selimin, Vasfije Krasniqi-Goodman, Bedri Pecin, Halil Selimin, Skënder Berishën, e shumë personalitete nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, shokë e miq, kryetarët e komunave nga të gjitha trojet shqiptare, deputetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, ministra e ish ministra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, ndërsa në veçanti dua të falënderoj dr. Fatmir Xhelilin.
Një falënderim nga zemra shkon për të gjithë familjarët e të infektuarve në repartin ku kam qëndruar, për respektin dhe mbështetjen që ma dhanë vazhdimisht. Po ashtu, shokët e mi nga shkolla fillore, e mesme dhe studimet, bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e panumërt që më dërguan mesazhe inkurajimi dhe të cilët më bënë krenar për funksionin tim.
Falënderim me plot respekt shkon për zv. kryetarin e komunës së Drenasit, prof. dr. Nazmi Hasin, drejtorin e shëndetësisë komunale, dr. Arsim Haxhiun dhe gjithë Kabinetin tim qeverisës për mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kohës si dhe dua t’i falënderoj për përkushtimin në punë. Po ashtu, falënderoj kryesuesin e Asamblesë Komunale, z. Labinot Halilaj dhe të gjithë asamblistët e të gjitha partive pa dallim, për mbështetjen që ma dhanë gjatë gjithë kohës.
Familja ime, gjatë tërë kohës ishte pranë meje dhe ndjehem shumë falënderues e krenar me secilin anëtar.Kontaktet do t’i kem ende të reduktuara, prandaj, kur do të lirohem plotësisht, do ta jap njoftimin.
Qytetarë, miq, kini kujdes. Respektoni udhëzimet e IKShPK. Bartni maskën, ruani distancën dhe mbani higjienën”./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën