LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli pritet ta konfirmojë sot transferimin e Luis Diazit

Liverpooli pritet ta konfirmojë sot transferimin e Luis Diazit

Liverpooli thuhet se ka marrë Luis Diaz për gjysmën e çmimit pasi nënshkroi një marrëveshje mahnitëse prej 50 milionë funtesh apo 60 milionë euro me Porton për sulmuesin anësor kolumbian.

Porto po kërkonte 83 milionë funte apo 100 milionë euro për Diazin – që do të shkaktonte klauzolën prej 66.4 milionë funte (80 milionë euro) në kontratën e tij dhe do t’i jepte ish-klubit, Junior de Barranquilla, 16.6 milionë funte (20 milionë euro) për 20 për qind të kartonit të lojtarit që ata ende mbajnë.

Megjithatë, shefi i ri i transferimeve të klubit nga Anfield, Julian Ward, ishte në gjendje të rrëzonte kërkesat e Portos dhe të arrij një marrëveshje brilante në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.


Liverpooli fiton garën me Tottenhamin për Luis Diaz, transferimi afër zyrtarizimit
Lexo po ashtu Liverpooli fiton garën me Tottenhamin për Luis Diaz, transferimi afër zyrtarizimit

Sipas The Mirror, Liverpooli do të paguajë 37.5 milionë funte (45 milionë euro) për transferimin dhe gjithashtu ka rënë dakord për një paketë bonuses me vlerë 12.5 milionë funte (15 milionë euro) që në total e qojnë çmimin e transferimit në 60 milionë euro.

24-vjeçari ka pranuar kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 90,000 mijë funte (110 mijë euro) në javë.

Tifozët e Liverpoolit mezi e presin transferimin e ri, Luis Diaz poshtëroi Fredin e Man Utd me një driblim të jashtëzakonsëm
Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit mezi e presin transferimin e ri, Luis Diaz poshtëroi Fredin e Man Utd me një driblim të jashtëzakonsëm

Mbrëmë (e shtunë) Diaz thuhet se e ka përfunduar me sukses pjesën e parë të testeve mjekësore dhe sot (e diel) gjatë ditës pritet të përfundojë pjesën e dytë përpara së Liverpooli ta konfirmoj si lojtar të tyre të rij.

Ndryshe, sulmuesi kolumbian pëlqehej shumë edhe nga Tottenhami, por Reds  arritën ta fitojnë garën duke arritur marrëveshje personale me lojtarin fillimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori