Liverpooli e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë ndaj Manchester United duke realizuar dy gola të tjerë.

Darwin Nunez realizoi për 2-0 në minutën e 47-të pas asistimit nga Elliott.


E tre minuta më vonë një kundërsulm i shpejtë bëri që The Reds ta ngritin epërsinë në 3-0.

Mohmaed Salah asistoi bukur te Cody Gakpo i cili me lehtësi realizoi në portën e David De Gea.

Kujtojmë që edhe golin e parë për vendasit e shënoi holandezi Gakpo.

Liverpool me këtë epërsi të thellë është drejt një fitore të madhe në kampionat ndaj rivalit të përbetuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app