Fabio Carvalho pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori portugez largohet nga Liverpooli si huazim një vjeçar në drejtim të skuadrës gjermane RB Leipzig.


20-vjeçari te skuadra gjermane do të ketë mundësi të luaj më shumë, pasi te Liverpool nuk pati hapësira.

Carvalho këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në total për The Reds, por kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka realizuar edhe tre gola.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Liverpool dhe Leipzig janë duke punuar për detajet e fundit para zyrtarizimit të lojtarit.

Huazimi do të jetë një vjeçar dhe i thjeshtë me klubin gjerman që nuk ka të drejtën e blerjes së talentit portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app