Liverpooli gjendet në vendin e parë të tabelës së Ligës Premier në përfundim të vitit 2018 dhe pas Krishtilindjeve, periudhë që njihet në futbollin anglez për pikët që lëshojnë skuadrat e mëdha dhe vështirësinë që kanë për të arkëtuar pikët e plota në periudhë festive.
Liverpooli e kaloi këtë pengesë, shumë e vërtetë. Por, se tifozët e Liverpoolit nuk duhet të entuziazmohen dhe se asgjë nuk ka përfunduar në garën për titull e tregojnë shtatë shembuj të mëposhtëm nga Telegrafi Sport të cilat i mban mend historia e futbollit anglez.
1. Manchester United, 1971/1972
Brian Clough njihet si shkatërrues i ëndrrave të klubeve të mëdha. Ekipi i vjetër i Derby Countyt ka qenë pa vazhdimësi në pjesën e parë të sezonit, duke e gjetur veten pesë pikë prapa Manchester Unitedit plot yje të drejtuar nga Frank O’Farrell në festat e fundvitit. O’Farrell kishte marrë drejtimin e klubit nga i madhi Matt Busby në qershor të vitit 1971 me tranzicionin që u duk se u tejkalua pasi Best, Charlton dhe shokët e tyre arritën titullin e parë në kampionat që prej vitit 1967.
Sidoqoftë, një ecuri katastrofike për vitin e ri e cila përfshiu edhe një ecuri prej shtatë humbjeve rresht bëri që Untied të përfundojë sezonin në vendin e tetë, me Derbyn që fitoi titullin para Leedsit në javën e fundit të sezonit.
2. Swansea, 1981/1982

Është ende e paqartë se cila ishte befasias më e madhe në ditën e Krishtlindjeve më 1981: që ekipi i shkëlqyer i John Toshack vetëm katër vjet pasi u promovua nga Divizioni i Katërt, e gjeti veten në krye te tabelës së garës elitë, apo se Liverpooli i Bob Pailseyt ishte në vendin e 12-të.
Normaliteti u kthye pas sezonit festiv, kur The Reds kompletuan rikthimin fantastik për të fituar titullin e 13-të në hsitori e Sëansea përfundoi në vendin e gjashtë.
3. Norwich, 1988/1989 dhe 1992/1993
I mjeri Norwich. Kurrë nuk e fituan titullin, e “kanarinat” e gjetën veten në maje të tabelës pas Krishtlindjeve në dy sezone, për të përfunduar duarthatë në të dyja rastet. Tabela më 25 dhjetor 1988 dukej tejet interesante: Sfiduedi më i afërt i Norwichit ishte Arsenali, me pjesën tjetër të top pesëshes që përbëhej nga ekipe jo aq të njohura për trofe si Millwall, Derby e Coventry.
Më befasues është fakti se Norwichi ishte në fund ta tabelës në sezonin paraprak.
Menaxheri Dave Stringer kishte ndërtuar një skuadër të sofistikuar me pasime me protagoniste si Robert Fleck, Dale Gordon dhe një mesfushor fantastik si Andy Townsend. “Kanarinat” arritën fitore të famshme në Anfield dhe Old Trafford, pro përfunduan sezonin në formë befasuese pë të keq, në vendin e katërt. Arsenali u bë kampion atë sezon pas atij goli nga Thomas.
Katër vjet më vonë edhe një herë Norëichi ishte lider në kampionat, me Mike Walker që po kënaqej në krye me tetë pikë epërsi ndaj rivalit më të afërt, e më pas duke kolapsuar sërish për të zënë vendin e tretë, me Unitdin që u bë kampion, që ishte titulli i parë pas plot një gjenerate.
4. Newcastle, 1995/1996
Ekipi i pandalshëm i Kevin Keegan ishte pothuajse e sigurt se do të shpallej kampion për herë të parë pas 70 vitesh pasi kishte epërsi prej 10 pikësh me Manchester Unitedin në gjysmë të sezonit 1995/1996. Një humbje prej 2-0 në Old Trafford pas festimit të famshëm të Andy Cole ndaj ekipit të tij shfaqën shenjat e para të dobësisë dhe Neëcastle në fund dështoi totalisht.
Të rinjt e Alex Ferguson u kthyen fuqishëm në muajt vijues. Kujtojmë se skocezi i famshëm atëherë akuzonte ekipet kundërshtare se nuk do të luanin qëllimisht fort ndaj Neëcastle për ta mundëuar që të shpallet kampion, e Kevin Keegan tha atë kohë se do të gëzohej shumë në rast se kjo do të ndodhte. Në fund Manchester United u shpall kampion.
5. Liverpooli, 1996/1997
https://youtu.be/tDjqOxcSrc4
Ekipi i shkëlqyer i Roy Evans ishte në krye të tabelës për Krishtlindjet e vitit 1996 dhe u duk se më në fund po i vinte fundi ecurisë gjashtëvjeçare pa trofe. Por, ishte gjatë periudhës festive kur ata filluan që të mos kenë më kontroll mbi fatin e tyre, duke arkëtuar katër pikë nga tri ndeshjet.
Ata arritën që të qëndrojnë në luftë për titull derisa erdhi humbja nga Manchester Unitedi në prill, edhe pse humbjet në shtëpi ndaj Sheffield Ëednesday dhe coventryt ishin po aq shokuese e të dëmshme duke bërë që ekipi të zbriste në vendin e katërt.
Liverpooli që prej asaj kohe ka qeën në krye ta tabelës për Krishtlindje edhe tri herë të tjera, në vitin 2008, 2013 dhe tash më 2018, e disa përshkrime të disa prej dështimeve janë aq të pabesueshme sa që mund t’i quante dikush sikurse të bëra në “Playstation”.
6. Manchster United, 2003/2004
Teksa Arsenali ishte i pamposhtur në sezonin 2003/2004, ishte Manchester United që kishte kryesimin për Krishtlindje me 13 fitore nga 17 ndeshje.
Pas Krishtlindjeve ishin Topçinjtë ata që filluan ngjitjen në tabelë duek përfunduar 12 pikë para Chelseat. Unitedi ishte edhe tri pikë prapa në vendin e tretë, kjo për shkak të humbjeve shokuese ndaj Wolvesit, Middlesbroughit, Manchester Cityt, Portsmouthit dhe Blackburnit.
Arsenali, sigurisht, nuk humbi asnjë ndeshje as në pjesën e dytë të sezonit…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës