Liverpooli synon transferimin e mbrojtësin francez të Stuttgarit, Benjamin Pavard, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar të verës.

Afati kalimtar i transferimeve në Angli mund të jetë mbyllur, por Liverpooli vazhdon të mbajë një sy mbi objektivat e mundshëm.


Raportet e shumëfishta të mediave pohojnë se skuadra nga Merseyside ka vënë në radarin e saj fituesin e Kupës së Botës, Pavard.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Liverpool dëshiron mbrojtësin francez në verën e ardhshme.

Pavard Pavard shkëlqeu me Francën në Botëror (Getty Images)

Ky medium raporton se klubin nga Afield është rreshtuar drejt një lëvizje prej 35 milionë eurosh për fituesin e Kupës së Botës me Francës.

Reds janë gati të konkurrojnë deri në fund me gjigantët gjermanë, Bayern Munich për nënshkrimin e Pavardit.

Pavard nënshkroi me Stuttgarit nga Lille në vitin 2016. Ai nënshkroi një kontratë katër vjeçare, e cila e sheh atë në Gjermani deri pas sezonit  2019/20.

Për mbrojtësin francez interesim ka shprehur edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid dhe ai francez, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

telegrafi sport app