Liverpooli ka finalizuar marrëveshjen me Bournemouthin për transferimin e mbrojtësit të majtë Milos Kerkez.

Klubi nga "Anfield" ka ndjekur 20-vjeçarin që nga dhjetori, duke e identifikuar si përforcimin ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.


Drejtori sportiv Richard Hughes, që ka një të kaluar me Bournemouthin, ka luajtur rol vendimtar në afrimin e palëve dhe konkretizimin e marrëveshjes.

Fillimisht Bournemouth kërkonte 45 milionë funte, por palët kanë rënë dakord për një shumë rreth 40 milionë funte, sipas "Daily Mail".

Mbeten vetëm disa detaje të vogla teknike para se transferimi të zyrtarizohet plotësisht nga të dy klubet.

Kerkez shihet si një lojtar me potencial të madh dhe pritet të përfshihet menjëherë në skemat e trajnerit të ri, Arne Slot.

Me këtë lëvizje, Liverpooli hedh një hap të rëndësishëm në rindërtimin e skuadrës për sezonin e ri. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app