Liverpooli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Crystal Palace me rezultat 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka marrë edhe fitoren e dytë me radhë në Ligën Premier, duke mbajtur kështu epërsinë plus shtatë pikë me Man Cityn.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mohamed Salah (47', 75'), Roberto Firmino (53') dhe Sadio Mane (90+) për Reds, ndërsa për Palace shënuan Andros Townsend (34'), James Tomkins (65') dhe Max Meyer (90+).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje triler ishte pikërisht shënuesi i dy golave, egjiptiani Salah, i cili u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve Julian Speroni që u notua me 5.5.

Liverpool:

notat liverpooli e1547917761262

Crystal Palace:

notat roma 2 e1547917775891

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app