Atalanta ka fituar në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reds janë mposhtur në shtëpi nga klubi italian dhe kjo ka bërë që gara në Grupin D të mbetet ende e hapur.


Golat në këtë fitore të klubit italian u shënuan nga Josip Ilicic (60’) dhe Robin Gosens (64’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi mysafir Cristian Romero, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin vendas, Divock Origi që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje superiore duke u notuar me 7.8.

Liverpool:

notat liveri e1606343252166

Atalanta:

notat liveri 1 e1606343268971

/Telegrafi/

telegrafi sport app