Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, një proces ky që u zhvillua në mënyrë demokratike.

Pas procesit të votimit nga 329 delegatë, kryetar u zgjedh Lumir Abdixhiku me 190 vota.


Kujtojmë se në këtë garë ishin edhe Lutfi Haziri që mori 116 vota, dhe Besian Mustafa që mori 16 vota.

Abdixhiku është kryetari i katërt në histori të LDK-së. Ndryshe, kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte Ibrahim Rugova i zgjedhur në tetor të vitit 1989 kur edhe u themelua kjo parti. Më pas në dhjetor të vitit 2006 kryetari i kësaj parti u zgjodh Fatmir Sejdiu, pasuar nga Isa Mustafa i cili e mori mandatin e të parit të LDK-së në muajin nëntor të vitit 2010.

Telegrafi ka raportuar gjatë tërë ditës për zhvillimet gjatë këtij procesi, ku më poshtë keni të gjitha informacionet. /Telegrafi/

----

E plotësuar: Besian Mustafa, i cili ishte kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), uroi kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Mustafa në fjalën e  tij para delegatëve në Kuvendin e Kosovës tha se Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të tij, duke thënë “Mua, Lutfiun na ke ushtar të vizioneve të tua në LDK”.

besian ldk tlg

----

E plotësuar: Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ishte edhe kandidat për kryetar të LDK-së, pas zgjedhjes së Abdixhikut ka thënë se LDK-ja është e madhe dhe është shkollë politike.

Ai e ka uruar Abdixhikun për pozitën, duke i thënë se do t’i qëndrojnë pranë në çdo proces./Telegrafi/

160664532 143011731034300 7311721689428660834 n

----

E plotësuar:  Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas zgjedhjes si i pari i LDK-së ka thënë se sot do të hapin një faqe të re për ta kthyer LDK-në aty ku e ka vendin. Abdixhiku po ashtu falënderoi ish kryetarin Isa Mustafa si dhe dy kundërkandidatët për kryetar Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

ldk limiri 1 TLG

---

E plotësuar: Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, kanë zgjedhur sot për kryetar të ri të këtij subjekti, Lumir Abdixhikun. Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke arritur të zgjidhet kryetar qysh në raundin e parë. /Telegrafi/

----

E plotësuar: Pas procesit të votimit të 329 delegatëve të pranishëm, tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetar të LDK-së.

Mbetet të shihet pas numërimit të votave, se kryetari i ri i LDK-së do të arrijë të zgjidhet në raundin e parë apo do të kemi edhe një raund të dytë. /Telegrafi/

160575816 2726830127628246 7573024078829793337 n

161068704 2726830137628245 7933425132815654742 n

----

E plotësuar: Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka thënë se procesi i votimit për kryetar të LDK-së është gati në përfundim, pasi siç tha ai deri më tani kanë votuar mbi 90 për qind të delegatëve.

Abrashi po ashtu tha se nëse kandidatët për kryetar nuk e kalojnë 50 plus një për qind të votave, atëherë procesi i votimit shkon në raund të dytë me dy kandidatët më të votuar.

abrashi

----

E plotësuar: Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, pas procesit të votimit ka folur para mediave, ku ka thënë se kjo është një ditë e bardhë, dhe se shpreson të jetë ditë që të jap përgjegjësinë e të ndajë përgjegjësi. Ai shtoi koha në LDK është që të punohet.

Haziri ka vlerësuar si kolegë, miq e bashkëpunëtorë të mirë dy kandidatët tjerë për postin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikun e Besian Mustafën./Telegrafi/

----

E plotësuar: Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, janë duke vazhduar procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak orë në përfundim të këtij procesi, votën e kanë hedhur edhe tre kandidatët për kryetar, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Pas momentit të votimit, të tre kandidatët kanë shkëmbyer përqafime dhe i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit. /Telegrafi/

cats 1

------

E plotësuar:  Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në një prononcim për media ka thënë se ka kandiduar për kryetar të saj për të thyer heshtjen në këtë parti.

Mustafa tha se heshtja në LDK nuk do të mbizotëroj më dhe se bashkë më kundër kandidatët e tij, ai tha se janë “Ekip e LDK-së”. /Telegrafi/

----

E plotësuar: Në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar procesi i votimit për kryetar të saj.

Kështu bëjnë të ditura burimet brenda Kuvendit të LDK-së, për Telegrafin.

----

E plotësuar: Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar punimet për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re.

Kandidatët për kryetar Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lufti Haziri kanë dorëzuar kandidimet e tyre me shkrim para kuvendit.

Kuvendi në mënyrë unanime ka pranuar tri kandidaturat. /Telegrafi/

----

E plotësuar:  Në këtë Kuvend, siç merr vesh Telegrafi, për ta marr këtë pozitë është propozuar edhe Arban Abrashi. Mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar kandidimin.

-----

E plotësuar:  Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, i cili është duke u mbajtur aktualisht. Ai po ashtu ka thënë se nuk është pajtuar që LDK-ja të udhëhiqet me politika populliste.

Pas dorëzimit të dorëheqjes, Mustafa është larguar nga mbledhja e Kuvendit Zgjedhor.

160728054 476974990154244 3372440597152785515 n

----

E plotësuar: Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në punimet e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky subjekt ka përdorur metoda jodemokratike në 10 vitet e kaluara.

“Jam këtu ta ndihmoj LDK-në të kthehet si forcë prijëse pas katandisjes së 14 shkurtit. Udhëheqja e LDK-së ka përdorur metoda jo demokratike në 10 vitet e kaluara...Ky lidership i LDK –së ka bërë veprime të dëmshme që e kanë sjell partinë në këtë gjendje”, u shpreh Sejdiu, transmeton Telegrafi.

Sejdiu propozoi, të përgatitet një deklaratë politike nga ky Kuvend.

“Të përgatitet një deklaratë politike nga ky Kuvend, përgatitja e zgjedhjeve të përgjithshme më LDK, dhe te formohet një këshill që do të punoje më përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ne parti”, u shpreh Sejdiu.

Ndryshe nga 335 delegatë që kanë të drejt vote, të pranishëm janë 328./Telegrafi/

161172417 3795410533848131 1317615256261914679 n

----

E plotësuar: Tashmë ka filluar punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe kryesia.

Pas hyrjes në sallë të të gjithë delegatëve, nën intonimin e himnit të Kosovës dhe pastaj atij të njohur si himni i Dardanisë, ka filluar punimet ky kuvend.

Duhet theksuar se pak para nisjes së këtij Kuvendi, Anton Quni njoftoi se ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar.

Në garë tashmë janë vetëm Lufti Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Nuk dihet nëse gjatë këtij Kuvendi, do të paraqitet ndonjë kandidaturë tjetër. Votimi për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së bëhet në mënyrë të fshehtë, ndërkaq ky proces do të zhvillohet pa praninë e mediave. /Telegrafi/

160293233 629466314560866 4991804928680252771 n

160615084 348237549837199 6033497750906856382 n

160663286 1864267160399061 5932704504129685103 n

160728054 476974990154244 3372440597152785515 n

160737122 272335981021647 2942961197805110592 n

160868174 1308466786202989 4892441544635622826 n

161067062 205802911324534 7207772934038683368 n

----

E plotësuar: Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se do ta pranoj secilin rezultat.

Ai tha se, secili kandidat që zgjidhet e pret një punë të rëndë në LDK.

“Pas 30 vite, LDK po përballemi me një kuvend të jashtëzakonshëm. Secili që zgjidhet e ka një punë të rëndë. Unë kam besuar që të katër kandidatët të janë në garë. Është gjë e mirë që demokracia po funksionon në LDK. Unë e pranoj secilin rezultat”, tha Haziri.

lutfi haziri tlg

----

E plotësuar: Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku tashmë ka arritur në vendin ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se është i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë. "Jam i bindur që kuvendi zgjedhor do të shkojë mirë”, është shprehur ai.

160328037 896216957880281 5717171394085417679 n

----

E plotësuar: Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni pak para se të filloj Kuvendi i LDK-së ka tërhequr kandidaturën e tij për kryetar. Quni këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Prandaj, sot, kur jam shumë i sigurt se cilido nga kandidaturat e shpallura që do të marrin drejtimin e LDK-së, garantojnë një drejtim të duhur për LDK-në, unë kam vendosur që të tërheqë kandidaturën time për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Quni.

anton quni tlg

----

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të zgjedh kryetarin dhe kryesinë e re.

Këto zgjedhje brenda LDK-së, vijnë pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Në rend dite në Kuvendin e sotëm zgjedhor janë vetëm dy pika.

Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Mbi 300 delegatë nga 38 degë të LDK-së pritet të vendosin se kush do të udhëheq me partinë në dy vitet e ardhshme.

Në garë për të parin e LDK-së janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet rreth këtij procesi. /Telegrafi/

LDK 5 tlg

LDK 4 tlg

besian mustafa 2 tlg