LAJMI I FUNDIT:

Votojnë tre kandidatët për kryetar të LDK-së, shtrëngime duarsh e përqafime mes njëri-tjetrit

Votojnë tre kandidatët për kryetar të LDK-së, shtrëngime duarsh e përqafime mes njëri-tjetrit

Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, janë duke vazhduar procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak orë në përfundim të këtij procesi, votën e kanë hedhur edhe tre kandidatët për kryetar, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.


Telegrafi ka siguruar fotografi nga momenti i votimit të tre kandidatëve.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi të tre kandidatëve për kryetar pas momentit të votimit, ku shihen duke shkëmbyer përqafime dhe i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

“Kjo është LDK-ja”, ka qenë mbishkrimi mbi këto fotografi./Telegrafi/