LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së

Isa Mustafa dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së

Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, i cili është duke u mbajtur aktualisht.

Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj brenda Kuvendit të LDK-së, Isa Mustafa ka thënë: “E kam njoftuar kryesinë pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit se Kuvendit do t’ia ofroj Kuvendit. Sot Kuvendit ia ofroj dorëheqjen e parevokueshme”.


Ai po ashtu ka thënë se nuk është pajtuar që LDK-ja të udhëhiqet me politika populliste.

“Por jo me ndjenjën e fajësisë apo pendimit, sepse edhe po të kthehesha sërish do ta ndiqja të njëjtën rrugë. Nuk jam pajtuar që LDK të udhëhiqet me politika populliste. Ndërmjet konfrontimit me Presidentin Trump dhe halucinacioneve të VV-së, ne kemi zgjedhur ruajtjen e partneritetit me SHBA. Jemi penalizuar si pasojë e propagandës së të majtës ekstreme… Dorëheqje nga pozita e kryetarit të parisë dhe anëtarit të kuvendit të LDK. Nuk do të jem pjesë e strukturave udhëheqëse, do të jem anëtar i LDK”,  u shpreh Mustafa në fjalën e tij para Kuvendit të LDK-së. /Telegrafi/