Ylli i filmit “Strangers”, e cila në maj të vitit 2008 kishte njoftuar se po ndahet nga burri i saj, frontmeni i grupit “Spacehog”, ende e konsideron të vështirë që të harrojë gjithçka nga e kaluara e saj dhe të fillojë një jetë të re.

“Nuk ka gjë më të keqe se kur të dhemb zemra, apo të jesh e sëmurë nga dashuria. Ndjehesh e sëmurë fizikisht. Kalojnë disa javë dhe thua: ‘Tash është në rregull, tash ndjehem mirë’. Dhe papritmas të godet sërish”, është shprehur vajza e vokalistit legjendar të grupit “Aerosmith”, Steve Tyler.