LAJMI I FUNDIT:

Lista zgjedhore përmban 495258 votues të dyshimtë

Lista zgjedhore përmban 495258 votues të dyshimtë

Tv Telma bën të ditur se në listën zgjedhore ka plot 495258 votues të dyshimtë, të cilët duhet të verifikohen sërish, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna janë siguruar nga Raporti i krahasimit të të dhënave të bazave të MPB-së dhe dhjetë institucioneve tjera, nga ku KSHZ i ka marrë informatat. Mbi 190000 votues janë të evidentuar si fiktiv, apo siç shkruhet në Raport – votues të cilët janë në bazën e të dhënave të MPB-së, por nuk shfaqen në të dhënat e institucioneve tjera.


Anëtarët e KSHZ-së mbrëmë nuk kanë arritur pajtueshmëri për ta votuar Raportin dhe kanë paralajmëruar një verifikim shtesë të të dhënave, që më pastaj të caktojnë mbledhjen e votimit të raportit nga krahasimi i të dhënave./Telegrafi/