LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe që paguhet nga buxheti i Kosovës, promovon dhe përkrahë institucionet paralele serbe në Kosovë

Lista Serbe që paguhet nga buxheti i Kosovës, promovon dhe përkrahë institucionet paralele serbe në Kosovë

Lista Serbe, parti kjo e themeluar gjatë bisedimeve në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk e pranon shtetin e Kosovës, ani pse ky subjekt politik merr pjesën e buxhetit që i takon nga Kuvendi i Kosovës si parti parlamentare.

Gjithashtu deputetët e saj përdorin dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u jep pozita si deputet në parlament.


Madje serbët tjerë lokalë nga Kosova kanë akuzuar këtë parti politike që së bashku me Qeverinë në Serbi kanë bërë presion mbi serbët lokalë që të votojnë ata, e jo kundërshtarët e tyre politik.

Edhe raporti i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 6 tetorit thotë se Qeveria e Serbisë dhe autoritetet lokale në komunat me shumicë serbe fuqimisht i drejtuan serbët e Kosovës që të votojnë vetëm për Listën serbe.

Rashiq: Vuçiq ka kërcënuar qytetarët me përjashtim nga puna nëse nuk fiton Lista Serbe, jam akuzuar për videon në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Rashiq: Vuçiq ka kërcënuar qytetarët me përjashtim nga puna nëse nuk fiton Lista Serbe, jam akuzuar për videon në gjuhën shqipe

“Në komunitetin serb të Kosovës, partitë që synuan të garojnë me Srpska Lista nuk ishin në gjendje të zhvillojnë fushata efektive për shkak të frikësimit të kandidatëve, familjeve të tyre dhe votuesve në përgjithësi. Komunat e kontrolluara nga Srpska Lista, si dhe qeveria e Serbisë, i drejtuan serbët e Kosovës të votojnë vetëm për Srpska Lista, ndërsa kundërshtarët e tyre u denoncuan si anti-serbë. Kjo kufizoi ushtrimin e të drejtave themelore demokratike për lirinë e shprehjes, tubimit dhe përfaqësimit, dhe për rrjedhojë, procesi zgjedhor për serbët e Kosovës nuk i përmbushi këto standarde ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në raport.

Por çka lë shumë përshtypje është përkrahja dhe promovimi që kjo listë i bënë institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë sikurse janë komunat serbe paralele në Kosovë dhe organet tjera të shtetit të Serbisë që shihet se publikisht veprojnë në vendin tonë.

Kjo listë si në fotot e mëposhtme bën promovim dhe shpërndanë të gjitha njoftimet e komunave dhe organeve paralele që funksionojnë edhe sot në Kosovë si p.sh “ Komuna Kamenica e Kosovës – Organ i përkohshëm”, “ Komuna e Gjilanit – Organ i përkohshëm”, e Istogut, e Prizrenit, e Prishtinës, e Skenderajt etj etj.

Kjo parti i shpërndanë këto informata në faqen zyrtare të Listës Serbe në Facebook.

Telegrafi, ka tentuar të flas më disa nga deputetët e kësaj partie, mirëpo deri tash nuk ka marr përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori