LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Vuçiq ka kërcënuar qytetarët me përjashtim nga puna nëse nuk fiton Lista Serbe, jam akuzuar për videon në gjuhën shqipe

Rashiq: Vuçiq ka kërcënuar qytetarët me përjashtim nga puna nëse nuk fiton Lista Serbe, jam akuzuar për videon në gjuhën shqipe
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit 'Sloboda', në një intervistë në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit “Sloboda” (Liria), Nenad Rashiq, ka thënë se fushatën është duke e vazhduar me presione nga Beogradi.

Rashiq në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani ka kërcënuar ata që nuk e votojnë Listen Serbe do të mbesin pa vende pune.


“Fushata ende është duke na shkuar me presione,e njëjta metodologji, nuk ka ndryshime. Edhe Presidenti Vuçiq është inkuadruar në fushatë, dhe ka deklaruar që nëse nuk fiton Lista Serbe atëherë qytetarët do t’i humbin të gjithë vendet e punës si në arsim dhe shëndetësi. Këtë deklaratë të detajuar e ka bërë piëkrisht për Listën Serbe, duke i kërcënuar që do ta bëjë këtë nëse nuk e votojnë këtë subjekt”, ka thënë ai.

Rashiq ka folur edhe për video-spotin e fushatës, të cilin e ka bërë në gjuhën shqipe, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve madje edhe shqiptarë që ta votojnë.

“Unë e kam bërë video-spotin në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tema e ditës në Serbi, si në media po ashtu edhe tek udhëheqja. Iu ka penguar paraqitja ime në gjuhën shqipe, sidomos tek pjesa ku kam përdorur fjalën që “Lista Serbe, ai instrument apo subjekt është një monsturm politik”. Në YouTube kemi pasur shumë komente ofenduese nga ata që janë në shërbim të regjimit të Serbisë. Kjo që po ndodhë nuk është diçka që se kam pritur”, ka theksuar Rashiq duke shtuar se ekishin akuzuar që është parti shqiptare.

Video-mesazhi në shqip i Nenad Rashiqit: Ta heqim qafe monstrumin politik, të quajtur Lista Serbe
Lexo po ashtu Video-mesazhi në shqip i Nenad Rashiqit: Ta heqim qafe monstrumin politik, të quajtur Lista Serbe

“Video është klikuar mjaft shumë, dhe më kanë akuzuar që jam parti shqiptare. Unë e kam bërë në gjuhën shqipe sepse mendoj që në demokraci duhet shkuar një hap më tej, e të kërkojmë votën edhe nga shqiptarët. Mendoj që do të japim kontribut edhe më shumë se sa që kemi dhënë që kur jam i kyçur në politikë, qe 14 vite. Po shpresoj që kjo do të ndikoj tek shqiptarët që të shikojnë një përkushtim tonin për bashkjetesë. Ne që nga fillimi kemi potencuar që pas hyrjes qoftë në parlament apo qeveri, do të kemi prioritet dialogun dhe inicimin e një dialogu fer, që flet për pajtim. Kjo është diçka me rëndësi për neve, dhe do të marrim përgjegjësi qoftë për dialogun me politikë, apo me ekspert ose institucional. Ne jemi përkushtuar për një gjë të tillë dhe shpresoj që pas zgjedhjeve do të kemi rol aktiv për këtë”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Ndryshe në video-spotin e realizuar, kandidati për kryeministër nga koalicioni “Liria”, Nenad Rashiq, thotë se me votën e tyre për këtë koalicion do ta heqin ndikimin negativ siç thekson Rashiq të monstrumit politik që quhet Lista serbe./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori