LAJMI I FUNDIT:

Video-mesazhi në shqip i Nenad Rashiqit: Ta heqim qafe monstrumin politik, të quajtur Lista Serbe

Video-mesazhi në shqip i Nenad Rashiqit: Ta heqim qafe monstrumin politik, të quajtur Lista Serbe

Kandidati për kryeministër nga koalicioni i partive serbe “Sloboda” (Liria), Nenad Rashiq, u është drejtuar qytetarëve në gjuhën shqipe me ç’rast u ka kërkuar atyre votën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rashiq ka thënë se me votën për koalicionin “Liria”, qytetarët e Kosovës do të ndihmonin në “heqjen e një monstrumi politik siç është Lista Serbe”, për të cilën ai deklaroi para disa ditësh se dirigjohet nga Beogradi.


“Ju ftoj ta votoni numrin 120, sepse me votën tuaj sepse së bashku me ju do ta heqim ndikimin negativ të këtij monstrumi politik të quajtur Lista Serbe”, ka thënë Rashiq, në një video-mesazh në gjuhën shqipe, të cilin e ka publikuar në Youtube.

Videoja e kandidatit për kryeministër nga ky koalicion i partive serbe është realizuar para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.