Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ashpër për përfshirjen e Listës Serbe në skenën politike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “strukturë paralele e Serbisë” që vepron pa pengesë ligjore dhe sfidim politik nga institucionet kosovare.
Në një postim në “X” ajo ka ngritur shqetësimin për aplikimin e këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me 48 kandidatë për zgjedhjet nacionale të vitit 2025.
Haradinaj-Stublla akuzon institucionet e Kosovës për mosveprim, duke përmendur disa arsye kryesore që kanë mundësuar rikthimin e Listës Serbe:
“Mungesa e kallëzimit penal: Institucionet kosovare nuk kanë ndjekur penalisht këtë organizatë, ndonëse vetë Ministri Sveçla e kishte klasifikuar si përgjegjëse për agresionin e armatosur në Banjskë.
Mungesa e dënimit për ish-nënkryetarin e Listës Serbe , Milan Radoiçiq dhe vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë (nga KQZ përmes të gjitha partive politike) + 250 mijë (nga Kuvendi) për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Sipas Haradinaj-Stublla, në listën e dorëzuar në KQZ figurojnë emra të njohur, të cilët cilësohen si bashkëpunëtorë të ngushtë të Milan Radojçiqit.
Ajo paralajmëron se këta kandidatë do të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë, ndërsa çdo lëvizje e tyre është paraprakisht e koordinuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Radojçiqin.
Haradinaj-Stublla ka kritikuar mënyrën se si Kosova certifikon këto kandidatura “pa asnjë filtër të sigurisë”.
“Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjitimimit të saj në sistemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare e humbin të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut,” përfundon Haradinaj-Stublla. /Telegrafi/
RIKTHEHET LISTA “E REFORMUAR” E RADOJÇIQIT
Edhepse Lista serbe është strukturë paralele e Serbisë, ajo vazhdon të mbetet sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht nga Kosova, duke aplikuar për certifikim me plot 48 kandidatë në KQZ për rikthim në Kuvendin e Kosovës…
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) December 12, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq bllokon disa rrugë në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Rruga e Arbrit e pakalueshme
BDI: VLEN ka mashtruar qytetarët për “Ballkanin e Hapur”
Eksperti i mjekësisë ligjore William Goodwin nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima u vra në sy të bashkëshortes, policia dyshon për konflikte brenda rrethit familjar
Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Lajçak paralajmëron takimin e radhës në Bruksel: Fokusi do të jetë tek personat e zhdukur
Reshje bore dhe ulje të temperaturave - cikloni nga Italia përkeqëson kushte klimatike në vend
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania