LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe fitore bindëse në komunat me shumicë serbe

Lista Serbe fitore bindëse në komunat me shumicë serbe

Lista Serbe e Goran Rakiq në zgjedhjet që u mbajtën dje ka arritur të fitojë bindshëm në pesë komuna ku tashmë ka përfunduar 100% numërimi i votave.

Në Mitrovicën e Veriut, ky subjekt ka marrë 81,21% apo 7 mijë e 117 vota.


Në komunën e Kllokotit, Lista Serbe ka ,arrë 63,18% apo 1 mijë e 196 vota.

Edhe në Partesh ky subjekt ka shënuar fitore bindëse duke marrë 93,12% apo 1 mijë e 963 vota.

Në Ranillukë dhe Zveçan subjekti i udhëhequr nga Goran Rakiq ka marrë 92,25% apo 2 mijë e 536 dhe 92,49% apo 4 mijë e 148 vota në Zveçan. /Telegrafi/

Rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të votave në Mitrovicën e Veriut
Rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të votave në Kllokot
Rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të votave në Partesh
Rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të votave në Ranilluk
Rezultati i zgjedhjeve pas numërimit të votave në Zveçan