Lista e të famshmëve që u futën në Big Brother VIP

Ka nisur zyrtarisht spektakli i shumëpritur, Big Brother VIP.
Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur të cilat do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Duke nisur nga balerinë, aktorë dhe këngëtarë e deri te ish-futbollistë, Big Brother VIP, sivjet ngërtheu në shtëpi personazhesh të njohur shqiptarë nga fusha të ndryshme.
I gjithë programi maratonë do të prezantohet nga moderatorja e përhershme e këtij formati, Arbana Osmani.
Në vazhdim ju prezantojmë me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/Ilir Shaqiri, balerin

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe fituese e "X Factor Albania 1"

Donald Veshaj, aktor

Rudina Demneri (Paloma), gazetare

Elhaid Cufi, shkrimtar

Beniada Nishani, modele

Sabiani, këngëtar

Semi Jaupaj, këngëtare

Granit Cana, ish-futbollist

Kledi Hysa, model

Arjola Demiri, aktore

Fifi, kantautore

Ardit Çuni, këngëtar

Monika Lubonja, aktore
































































