LAJMI I FUNDIT:

Lista e pasanikëve të botës pa përfshirë mbretërinë saudite, mësohet arsyeja pse është e vështirë të llogaritet pasuria e saj

Lista e pasanikëve të botës pa përfshirë mbretërinë saudite, mësohet arsyeja pse është e vështirë të llogaritet pasuria e saj

Edhe pse anëtarët e familjes mbretërore në Arabinë Saudite me siguri të plotë renditen në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë, emrat e tyre megjithatë nuk shfaqen në asnjë listë të miliarderëve botërorë. Arsyeja është fare e thjeshtë – pasuria e tyre është fshehtësi dhe është e pamundur të llogaritet.

Sipas indeksit të Bloomberg, në Arabinë Saudite janë të dokumentuar 15 miliarderë, që në total kanë një pasuri prej 63 miliardë dollarë. Sipas kësaj liste, më i pasuri është princi Alvalid bin Talal me një pasuri prej 18 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.


Por siç raporton Bloomberg, bëhet fjalë vetëm për një numër të vogël të pasanikëve saudit, më saktësisht janë vetëm ata që kanë zbuluar financat e tyre apo kanë në pronësi ndonjë kompani publike dhe kështu është më e lehtë të përcillet pasuria e tyre. Për shembull, në listat e miliarderëve nuk figuron fare më e fuqishmi e ndoshta edhe personi më i pasur i familjes mbretërore – princ Mohammad bin Salman.

Sipas mediave botërore, Salman së fundmi ka shpenzuar 1,2 miliard dollarë në gjëra të ndryshme luksoze, përfshirë pikturën e Leonardo Da Vinçit për të cilën ka paguar 450 milionë dollarë.

Sigurisht se kjo familje fiton shumë me shumë me shitjen e naftës dhe atë përmes kompanisë shtetërore Saudi Aramco. E sipas Bloomberg, kjo familje nga Aramco fiton 260 miliardë dollarë. Por në buxhet nuk ceket se si ato para ndahen dhe kështu është e pamundur të dihet se cili anëtar i familjes i posedon.

Kjo familje mbretërore fitojnë shuma të majme edhe nga bashkëpunimi me kompani të huaja me të cilat janë “partnerë”. Ata gjithashtu fitojnë edhe nga biznesi me prona të paluajtshme. Është interesant fakti që në Arabinë Saudite nuk është sekret vetëm pasuria e familjes mbretërore, por edhe qytetarëve të rëndomtë.  /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori