LAJMI I FUNDIT:

Lirohet sërish nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

Lirohet sërish nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve ditën e sotme (e premte).

Sipas njoftimit të MINT, çmimi i naftës është liruar për për 2 cent, kurse i benzinës për 3 cent, transmeton Telegrafi.


Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.69 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.53 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 cent për shitjet me shumicë. /Telegrafi/