LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga burgu në Zvicër, biznesmeni Rezart Taçi

Lirohet nga burgu në Zvicër, biznesmeni Rezart Taçi

Biznesmeni Rezart Taçi është lënë i lirë nga drejtësia zvicerane, ku u raportua se u ndalua pak kohë më parë

Ora News bën me dije se manjati i karburanteve është lënë i lirë rreth 72 orë më parë. Burimet thanë se aktualisht ai ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të rikthehet në Shqipëri.


Taçi u raportua se ishte ndaluar me urdhër të prokurorisë kantonit të Gjenevës. Ai u akuzua për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Falsifikim vulave, stampave ose formularëve”.

Pak ditë më parë Policia sekuestroi 1.3 milionë dollarë në llogaria bankare të tij.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e llogarive bankare të biznesmenit, duke kryer veprime në 16 banka të nivelit të dytë.