LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga aktakuza Hysni Hoxha

Lirohet nga aktakuza Hysni Hoxha

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e ish-kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, zyrtarit të këtij institucioni, Hysni Muhadri dhe kontabilistit të kompanisë “Conex Group”, Arsim Robelli.

Tre të akuzuarit janë liruar nga akuzat.


Sipas Gjykatës, nuk është provuar se Hoxha, Muhadri e Robelli e kanë kryer veprën.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit Hysni Hoxha dhe Hysni Muhadri, më datën 20 qershor 2013, në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me dashje direkte dhe me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie kompania “Conex Group”, sh.p.k., Prishtinë, në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i lokaleve afariste në Qytezën Pejton”, të iniciuar nga autoriteti kontraktues – Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, si dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre.

Ata akuzohen se duke i fshehur provat e siguruara nga ATK-ja para dy anëtarëve tjerë të panelit shqyrtues të drejtuar nga Hysni Hoxha, ku në mungesë të këtyre provave anëtarët e panelit bien në lajthim dhe refuzojnë ankesën e operatorit ekonomik ankues, me ç’rast kompanisë “Conex Group” i kanë sjellë dobi materiale në shumë prej 1.779.759,54 euro.

Ndërsa Arsim Robelli, në cilësinë e ofruesit të shërbimeve të kontabilitetit përmes biznesit “Es – Services” për biznesin “Conex Group”, me qëllim të realizimit të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për biznesin “Conex Group”, në bashkëkryerje dhe me dashje përpilojnë dhe përdorin dokumentet e falsifikuara dhe atë raportet e kontributeve për punëtorët e biznesit “Conex Group” për periudhat tremujore TM-4 2010 dhe TM-4 2011, ku të njëjtat i dorëzojnë në aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i lokaleve afariste në Qytezën Pejton”, ku si rezultat i përdorimit të këtyre dokumenteve kompania “Conex Group” është trajtuar si operator i përgjegjshëm dhe është shpallur fitues i kontratës në vlerë prej 1.779.759,54 euro.

Në seancën e javës së kaluar është paraqitur fjala përfundimtare nga palët.

Prokurori i çështjes Sylë Hoxha kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit Hysni Hoxha dhe Hysni Muhadrin t’i shpallë fajtorë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe të akuzuarin tjetër Arsim Robellin ta shpallë fajtor për falsifikim të dokumenteve, dhe të njëjtëve t’u shqiptojë dënimet e parapara me ligj. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori