LAJMI I FUNDIT:

Lirohen të burgosurit e gabuar

Lirohen të burgosurit e gabuar

Britanikët çdo javë lirojnë nga një të burgosur të gabuar. Në mesin e të liruarve ndodhen edhe të dënuarit për vepra të rënda kriminale, si ata për vrasje apo përdhunime.

Në mes të viteve 2005 dhe 2007, rreth 200 të burgosur ishin liruar gabimisht nga burgjet britanike, bëjnë të ditur mediat e këtij vendi.

Autoritetet e këtij vendi bëjnë të ditur se, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për persona me emra të njëjtë, respektivisht që kanë emra identikë me të burgosur që veçmë e kanë kryer dënimin me burg. /Telegrafi/