LAJMI I FUNDIT:

Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Liria e Kosovës, meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari

Në ditën e dytë të manifestimit gjithëpopullor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ata vlerësojnë se lirinë që sot e gëzon Kosova është meritë e sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Qytetari Fadil Sadiku, tha se liria që sot e gëzojnë është meritë e familjes Jashari.

“Sakrifica e familjes Jashari është e shenjtë, ka filluar prej datës 5, 6 dhe 7 mars, tri ditë efanziva ka zgjatur. 22 anëtarë të familjes kanë shkuar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të Hamëz Jasharit, e 55 të krejt kësaj lagje. Ka qenë e rrethuar tri ditë e tri netë dhe më në fund komandanti legjendar në fund është vrarë për liri. Sot që po e gëzojmë këtë liri është merita e Jasharajve”, tha ai.

Edhe një qytetarë që erdhi sot për të bërë homazhe në vizitë në Prekaz, tha se 5,6,7 mars janë ditë të veçanta për kombin tonë, falë familjes Jashari. Qytetari Gucati për KosovaPress tha se sakrifica e familjes Jashari për vendin ka prekur ndërgjegjen e shqiptarëve.

“5,6,7 marsi janë 3 ditë më të ndriturat të kombit tonë. Sakrifica e Jasharajve kanë prek në ndërgjegjen e shqiptarëve, do të thotë i ka zgju. Me gjithë përpjekjet e shqiptarëve nëpër shekuj që kanë bo për çlirimin e vendit, ndërgjegjja e Adem Jasharit, familjes Jashari, i ka zgju, i ka motivuar dhe falë gjakut, sakrificës tyre ne sot e gëzojmë këtë liri që e kemi”, tha ai.

Një histori sikurse e familjes Jashari nuk mund të gjendet diku tjetër, kështu u shpreh qytetari, Naim Maliqi i cili bëri homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari.

“Sakrifica e familjes Jashari paraqet një prej dimensioneve me të thella të çështjes sonë kombëtare. Mendoj se është rilindje e kombit tonë kthimi i krenarisë dhe i dinjitetit. Një sakrificë që në historinë tonë pothuajse nuk e hasim diku tjetër”, tha ai.

Homazhe tek kompleksi “Adem Jashari”, bëri edhe Xhevat Jashari, banor i fshatit Prekaz, i cili tha se është krenar me luftën heroike të familjes Jashari.

“Ne krenohemi me çdo dëshmorë të këtij vendi. Ne gjatë festave këtu marrim energji pozitive për të vazhduar jetën tonë dhe jemi shumë krenar me luftën heroike të familjes dhe lagjes Jasharaj”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori