LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Dibrës mbushet me mbeturina

Liqeni i Dibrës mbushet me mbeturina

Ditëve të fundit në rajonin e Dibrës si dhe në rajonet e Rekës së Poshtme dhe Zhupës janë regjistruar reshje të rrëmbyeshme të shiut. Janë shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat të Rekës kurse liqenin e Dibrës ka mbushur me mbeturina plastike. Kjo ndodhë gjithmonë kur Radika rrit prurjet dhe merr me vete edhe shumë deponi të egra të fshatrave të komunës Mavrovë-Rostushë.


Lumi Radikë ka bërë dëme të mëdha në fshatrat të Rekës së Epërme siç janë Bibaj, Tanushë, Nistrovë, Grekaj, etj. Radika tërësisht ka rrënuar Urën e cila fshatrat në fjalë i lidh me rrugën Dibër- Mavrovë. Përfaqësues të pushtetit vendor të komunës Mavrovë- Rostushë thonë se në institucionet kompetente të vendit janë ndërmarr aktivitete për sanimin e situatës. Gjatë rrjedhës të lumit Radikë prurjet të së cilës janë shumë dyfishuar tek Ura e Kosovrasrit e deri tek Ura e Mellniçanit në Liqenin e Dibrës, ajo ka sjell së bashku me ujin edhe sasi të mëdha të mbeturinave plastike.

Bëhet fjalë për një ndotje të madhe ekologjike të ujit të Liqenit të Dibrës dhe pritet që këta mbeturina plastike të shpërndahen edhe në pjesët të tjera të liqenit.

Reagimet të shoqatave ekologjike të Dibrës janë të mëdha dhe kërkojnë nga kompetentët që tek Ura e Kosovrastit të vendoset rrjeti metalik me çka do të ndërpriteshe rrugëtimi i mbeturinave në liqe, gjë që është planifikuar shumë herë dhe nuk është bërë asnjëherë. Ekspertët thonë se përmirësimi i situatës hidrologjike është shumë domethënës për prodhimtarinë e rrymës elektrike në sistemin të hidrocentraleve “Drini i Zi” në të cilin hyjnë hidrocentralet “Spilje” dhe “Globoçica”. Reshjet e rrëmbyeshme tanimë katër ditë kanë shkaktuar edhe turbullimin e ujit në ujësjellësin Rosok- Dibër. Drejtori i ndërmarrjes komunale “Standardi”, Burim Kaba thotë se bëhet fjalë për një turbullim të ujit për shkak të reshjeve të shiut në burimet në fshatin Rosok. Për këtë shkak nga institucionet kompetente si dhe ndërmarrjes komunale e cila menaxhon me ujësjellësin Rorok- Dibër u vendos masa para përdorimit të ujit nga ujësjellësi, uji të zihet. (koha.mk)