LAJMI I FUNDIT:

Lipjan, 46 vjeçari pret ekipin e emergjencës e të policisë me armë në dorë

Lipjan, 46 vjeçari pret ekipin e emergjencës e të policisë me armë në dorë
Foto: Arkiv

Ekipit të emergjencës në Lipjan, i është dashur asistenca e njësive të Policisë së Kosovës, për shkak se një person  i kishte pritur me armë në dorë, kur kishin shkuar t’i ofronin ndihmë mjekësore. Drejtori i QKMF-së, thotë se i njëjti kishte probleme me shëndetin mendor, derisa në Prokurori thanë se tashmë kanë kërkuar që i njëjti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Dhjetëra thirrje për ndihmë mjekësore emergjente, pranojnë ekipi i shërbimit emergjent në Lipjan brenda ditës.


Por një e tillë për të shkuar në fshatin Sllovi të kësaj komune, pasditen e së enjtes, doli të ishte ndryshe.

Aty i priste një 46 vjeçar, i cili kishte edhe armë në duar, çka u desh të ftohej Policia e Kosovës.

Kur erdhi Policia, i njëjti filloi t’i fyente e madje gjuajti në drejtim të tyre por plumbi goditi murin e shtëpisë.

Për arrestimin e tij u desh intervenimi i njësisë më elitare të Kosovës, të njësisë Speciale Intervenuese.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi ka thënë se reagimet e të njëjtit, vijnë për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

“Gjatë kohës kur kanë qenë të intervenojnë, ose thjesht të ofrojnë shërbime tek pacienti, kanë pasur vështirësi në këtë proces, kemi të bëjmë me një pacient të shëndetit mendor.. Stafi është në rregull, nuk ka pasur të lënduar, këto kanë qenë reagime të pacientit duke marr parasysh gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, që i dyshuari është dërguar në mbajtje, Prokuroria në Prishtinë, ka kërkuar që i njëjti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

“Është dërguar në QKUK, për ta marr trajtimin e nevojshëm derisa në anën tjetër, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar, për shkak të veprës penale të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, dhe të armëmbajtjes pa leje, prokurori i shtetit”, ka thënë Laureta Ulaj.

Në shtëpinë e të dyshuarit, nuk ishte askush, familjarë të tjerë të tij kanë thënë se ai gjithmonë ka pasur vështirësi porse asnjëherë nuk kishte shkaktuar ndonjë problem.

Të njëjtit kanë thënë se aktualisht nuk ishte duke marr ndonjë trajtim mjekësor, por para shumë vitesh i ishte nënshtruar një trajtimi në institucione psikiatrike.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori