Komiteti i Konkurrencës ka vendosur këtë të mërkurë të trajtojë kartonin që Mateu Lahoz ia tregoi Leo Messit pasi nderoi Diego Maradonan. 

Komiteti i Konkurrencës ka vendosur të sanksionojë sulmuesin argjentinas me një paralajmërim dhe një gjobë prej 600 eurosh për shkeljen e nenit 91 të Kodit Disiplinor.


Ky është një dënim i butë, pasi dënimi mund të arrijë deri në 3,000 euro në raste të tilla.

merlin 180593277 39a88c30 b9e2 45ee 981f f5bd35c53d96 articleLarge

FC Barcelona është gjobitur gjithashtu me një gjobë prej 350 eurosh (neni 52) i Kodit Disiplinor. Në këtë mënyrë, Konkurrenca mban sanksionin, domethënë kartonin që u dha për Leo Messi.

Klubi mund ta dërgojë në apel çështjen pasi disa kartonë janë larguar në të shkuarën për raste të tilla.

Vetë gjyqtari i ndeshjes, i  cili nuk kishte zgjedhje tjetër veçse t’i tregonte argjentinasit kartonin, gjithashtu kishte shkruar në detaje atë që bëri Messi në procesverbalin e ndeshjes.

"Në minutën 73, lojtari (10) Messi Cuccittini, Lionel Andres u ndëshkua për arsyen e mëposhtme: Për heqjen e fanellës, pasi shënoi një gol, duke treguar një fanellë të ekipit Neëell's Old Boys, nga sezoni 93/94 , me numrin 10 në shpinë”,  shkroi Mateu Lahoz për atë veprim. /Telegrafi /

telegrafi sport app