LAJMI I FUNDIT:

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Balluku: Makineria moderne përshpejton punimet

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Balluku: Makineria moderne përshpejton punimet

Në Shqipëri ka mbërritur makineria moderne Tamping, e cila pritet të përshpejtojë dhe përmirësojë ndjeshëm punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Kjo linjë hekurudhore tashmë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe pritet të transformojë transportin hekurudhor në Shqipëri, ka thënë zëvendës kryeministrja Belinda Balluku në një postim në Facebook.

Makineria është një pajisje vetëlëvizëse, montuar direkt mbi shinat e hekurudhës. Funksioni kryesor i saj është të sigurojë stabilitet dhe nivel të saktë të shinave. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm për shtrirjen e traversave të betonit, të cilat peshojnë mbi 250 kilogramë dhe kërkojnë një bazament të qëndrueshëm.


Përveç kësaj, makineria Tamping ka një rol të rëndësishëm në korrigjimin e shtrirjes së shinave, duke i bërë ato paralele dhe të barabarta. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e udhëtimit për pasagjerët dhe mallrat, duke e bërë atë më të rehatshëm dhe të sigurt.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, e cila do të jetë plotësisht elektrike, pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në transportin kombëtar. Ky projekt jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen mes kryeqytetit, qytetit bregdetar dhe aeroportit, por gjithashtu do të kontribuojë në reduktimin e ndotjes dhe në zhvillimin e transportit të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori