LAJMI I FUNDIT:

Linja e re e autobusëve Prishtinë – Istog, ngrit probleme mes kompanive Berisha e Bala

Linja e re e autobusëve Prishtinë – Istog, ngrit probleme mes kompanive Berisha e Bala

Kompania “Berisha Impex”, nga Istogu e cila mban dy linja udhëtimi në relacionin Istog – Prishtinë dhe anasjelltas, konsideron se i është bërë një shkelje ligjore në lidhje me linjën e re të udhëtimit po në këtë relacion, nga kompania tjetër “Bala Reisen” nga Istogu.

Pronari i kompanisë, “Berisha Impex”, Fitim Berisha, ka akuzuar institucionet vendore për mos marrje të përgjegjësisë ndaj kompanisë “Bala Reisen”, që sipas tij është duke vepruar kundërligjshëm në linjën e re të udhëtimit.


Ai ka thënë për Telegrafin se, është ankuar në të gjitha institucionet relevante por nuk ka marrë përgjigje.

“Bala Reisen, ka dy muaj që është duke vepruar më një “rend të ri të udhëtarëve, në relacionin Prishtinë -Istog. Kjo linjë është e jashtëligjshme pasi që nuk është e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës. Unë kam dërguar ankesë në të institucionet kompetente, por askush deri me tani nuk më ka kthyer përgjigje”, ka thënë Berisha.

Madje, Berisha thotë se ka shkuar edhe më larg, për ta zgjidhur problemin e kësaj “linje”, duke i dërguar mesazh në telefon edhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Po, kam çuar ankesë në Ministrinë e Infrastrukturës, nuk më kanë gjetur zgjidhje, jam detyruar të i shkruaj direkt ministrit Pal Lekaj”, ka treguar Berisha.

Ndërkaq, Nexhmedin Bala nga kompania “Bala Reisen”, duke folur për Telegrafin, ka thënë se akuzat e Berisha Impex janë të pabaza.

Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës ia ka dhënë një “Leje të Veçantë” kompanisë së tij të autobusëve për linjën e re të transportit të udhëtarëve, nga Prishtina për në Istog.

“Bala Reisen, mban pesë “rende udhëtimi”, Prishtinë – Istog, dhe anasjelltas. Para dy muajve kam filluar me një linjë të “Veçantë”, ku i bart udhëtarët përkatësisht studentët nga Prishtina në Istog. Posedoj edhe leje për këtë”, ka thënë Bala.

Ai ka treguar se është penguar nga Policia dhe Inspektorati, disa herë, që të veprojë në këtë linjë, por ka theksuar se, përderisa posedon dokument nga Ministria e Infrastrukturës, nuk do të ndalet.

I pyetur nëse ka të drejt të veprojë brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, duke ditur që nuk ka “Rend të Udhëtimit”, Bala ka treguar se një gjë e tillë i është ndaluar.

“Ne për linjën e veçantë, nuk kam të drejt të futem në peronin përkatës brenda Stacionit të Autobusëve, pasi nuk kam rend të udhëtimit. Së shpejti do ta kemi edhe ne rendin e ri të udhëtimit, ka treguar Bala.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministri të Infrastrukturës, të cilët kanë konfirmuar, për lejet poseduese të “Rendit të Udhëtimit”, në linjën Prishtinë – Istog…

MIT-së, ka konfirmuar se kompania “Bala Reisen”, në fakt nuk ka rend të udhëtimit të lëshuar nga kjo ministri.

“Rendet e udhëtimit në transportin ndër-urban të udhëtarëve me autobus në relacionin e Istog –Klinë – Prishtinë  dhe anasjelltas, dhe të  gjitha rendet e udhëtimit  të cilat janë të vërtetuara  nga MIT-ja në emër të  operatoreve të transportit që posedojnë rendet valide për operim në transportin nder-urban janë të  publikuara në edhe Web- faqes zyrtare te MIT-se tek linku Rendet e udhëtimit ne transportin nder-urban, janë të dokumentuara në MIT.

Telegrafi, ka tentuat të komunikojë edhe zyrtarët e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, nëse kompania “Bala Reisen”, ka të drejtë të veprojë brenda stacionit pa rend udhëtimi, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq, familja Berisha, e cila nuk po pajtohet në asnjë mënyrë që Bala Reisen të veprojë në linjën e re, ka thënë se ka dërguar ankesë edhe të Avokati i Popullit.

Sipas tyre, mos zgjidhja institucionale e këtij problemi, mund të dërgojë dy familjet në konflikt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori