LAJMI I FUNDIT:

Linja e Bentley Mulliner është duke e punuar modelin e vet luksoz (Foto)

Linja e Bentley Mulliner është duke e punuar modelin e vet luksoz (Foto)

Bentley është duke e pozicionuar Mulliner në një pozitë ekskluzive, sikur makinat tjera të këtij prodhuesi, të mos ishin aq të persosura

Mund të jetë shenj pabarazive ndaj të pasurve, të cilëve kompania që ua siguron makinat më të kompletuara, dëshiron t’ju ofrojë edhe nga modelet më luksoze, që dallon nga të tjerat, transmeton Telegrafi.


Bugatti La Voiture Noire i shitur për 18.7 milionë, është rasti më ekstrem që tregon se blerësit e pasur janë në gjendje të paguajnë para shumë të mëdha, për makina të shtrenja, lidhur me të cilat njerëzit normal as që kanë dëgjuar ndonjëherë.

Afro njejtë është me Ferrari LaFerrari Aperta, Aston Martin Valkyrie, Lamborghini Veneno, Mercedes AMG One apo edhe Mercedes-Maybach G 650 Landaulet. Secila prej tyre janë raste tipike, që tregojnë jo vetëm për pasuri të madhe, por nivel shumë të lartë pasurie, që kërkojnë një treg shumë specifik.

Autocar raporton se Bentley është duke punuar pikërisht që linja Mulliner, ta ketë modelin e vet luksoz, që të ofrojë edhe versionin e vet për këtë kategori konsumatorësh.

Vetura e nivelit të lartë të luksit, do të diferencohet nga modelet që i ofron baza e kompanisë, derisa blerësit do ta shohin Bentley dhe Muliner, njëjt sikurse Maybach dhe Mercedes. /Telegrafi/