Telefonatat janë pjesë e pandashme e punës, që nga punëkërkimi e deri te detyrat që duhet të kryeni edhe pasi të jeni punësuar. Përdorimi i telefonit është rritur dukshëm sidomos pas shfaqjes së pandemisë, edhe për bisedat telefonike.
Se sa shumë kujdes duhet t’u kushtojmë këtyre të fundit, varet nga ajo se për çfarë po bëhet një telefonatë. E kur ajo ka të bëjë me punën, çështja ndryshon.
Fuqia e lidhjeve të forta përmes telefonit nganjëherë duket e pamundur. Ne mendojmë që krijojmë ndikim të mirë vetëm kur jemi përballë dikujt, duke i parë lëvizjet e fytyrës dhe qëndrimin – shkruan Akademi Pune, përcjell KosovaPress.
Por, si do të arrihet kjo nëse nuk mund të komunikohet me dikë as drejtpërdrejt e as me video kamerë? Prandaj komunikimi cilësohet si art, sepse janë disa gjëra që mund të na duken “të parëndësishme” duke mos ua vënë veshin, por janë dora e fundit dhe më e fuqishme e një bisede.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/teelfon.jpg)
Volumi ka rëndësi
Edhe nëse personi me të cilin flisni është i vështirë për t’u dëgjuar për shkak të të folurës me zë të ulët, ju duhet ta adaptoni volumin e zërit për ta kuptuar ose, bëni përpjekje që ta takoni përballë. Arsyeja më e shpeshtë e keqkuptimit përmes telefonit është mosdëgjimi. Nëse në linjë keni një zë që është më i qetë, në ndërkohë që ju keni për të shpjeguar gjëra, ndryshoni intonacionin e zërit në bazë të nevojës! Nëse personi me të cilin flisni ju kërkon disa herë që ta përsëritni atë që thatë, kujdesuni që ta ngrini zërin në mënyrë që të dëgjoheni! Dhe pjesa më e rëndësishme është të dëgjoni!
Ritmi luan rol të rëndësishëm
Disa njerëz janë folës të shpejtë, disa të tjera flasin shumë përnjëherësh dhe mandej pushojnë. Kur e telefononi dikë ose ju telefonon dikush, mundohuni që ta njihni bashkëbiseduesin dhe të përshtateni ose të gjeni një mes! Nëse biseda ka ritëm është më e lehtë të ndiheni më me besim dhe të lidhur më shumë me bashkëbiseduesin. Nëse tentoni që të krijoni një lidhje të mirë përmes telefonit, do të jetë e lehtë që të arrini çfarëdo marrëveshje, ose të krijoni përshtypje të mirë nëse jeni duke kërkuar punë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/telefon2.jpg)
Energjia përcillet
Të gjithë kemi nivele të ndryshme të energjisë dhe të gjithë kalojnë nëpër faza të ndryshme të jetës. Duke qenë se në bisedat telefonike nuk mund të shihen emocionet e bashkëbiseduesit që i transmeton përmes syve, është shumë e vështirë të kuptohet se nëpër çfarë po kalon personi me të cilin po komunikoni. Përsëri dëgjimi është çelësi, nëse zëri i tij tingëllon që nuk është mirë, këtu nuk duhet t’i përshtateni. Përpiquni që ta transmetoni sado pak energjinë tuaj në anën tjetër të telefonit!
Mos shkoni shumë larg
Çelësi është të krijoni lidhje me personin në telefon, duke qenë që secili ka personalitet dhe në bazë të tij i krijon të gjitha lidhjet e mundshme, këtë e bën edhe në bashkëbisedimet e këtij lloji. Por duhet të jeni të kujdesshëm sesi i drejtoheni bashkëbiseduesit, në mënyrë që kjo të mos shkojë deri në ekstrem dhe t’i irritojë bashkëbiseduesit! Pra, çfarëdo stili të bashkëbisedimit të keni, përshtatuni më stilin e personit në linjën tjetër!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-380x233.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-380x233.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes--380x233.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shutterstock_1732851953-e17387507-780x439.jpg)
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë
![Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/95274-780x439.jpg)
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë
![Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lf-february-flowers-980x653-1-780x439.jpg)
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
![Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/keep-cotton-clothes-.jpg)
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?
![Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2112701_catoh0303_0_0-ae794d05eab741938a1d37.jpg)
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht