Nëna e Lindsay Lohan ka mohuar zërat se vajza i është konvertuar në myslimane.

E gjithë kjo kishte nisur pas një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shkruante “Alaikum Salam (Paqja mbi ju)”.


Por nëna e saj, Dina Lohan, konfirmoi që Lindsay “thjeshtë është duke bërë një pushim nga rrjetet sociale dhe se nuk është konvertuar në religjionin islam”.

lohan 2

Edhe aktorja kishte pohuar  me këtë rast se “jam ndier shumë e pa sigurt në vendin tim. Dhe nëse Islami është ajo çfarë unë dua ta mësoj, kjo është për të mirën time”. /Telegrafi/