Mesfushori Lindon Emërllahu ka shënuar golin e parë te Polissya Zhytomyr ndaj liderit LNZ Cherkasy.

Emërllahu realizoi golin e dytë pas 33 minutave lojë për ta dyfishuar epërsinë për mysafirët.


Pasi bashkëlojtari e vodhi topin arriti ta gjente për mrekulli lojtarin dardan, i cili e finalizoi me një goditje të saktë nga afërsia (33’).

Ky është goli i parë zyrtar për Emërllahun në fanellën e skuadrës ukrainase, të cilët po luftojnë për titullin kampion./Telegrafi/

telegrafi sport app