Nga: Jack Kerouac
Përktheu (nga frëngjishtja): Urim Nerguti
Bëhemi shkrimtarë sepse cilido që nuk është analfabet mund të shkruajë; por lindim gjeni të artit të të shkruarit si Melville, Whitman apo Thoreau. Le ta shqyrtojmë fjalën “gjeni“. Ajo nuk nënkupton të jesh i krisur apo i lajthitur, apo të zotërosh një “talent“ të jashtëzakonshëm. Fjala “gjeni“ vjen nga latinishtja gignere (të pjellësh) dhe një gjeni është thjesht dikush që i jep lindje diçkaje të panjohur më parë. Askush tjetër përveç Melville-it nuk do të kishte mundur të shkruajë Mobi Dik-un, as vetë Whitman apo Shakespeare. Askush tjetër përveç Whitman-it nuk do të kishte mundur të mendojë, pjellë dhe shkruajë Fijet e barit; Whitman është lindur për të shkruar një libër si Fijet e barit dhe Melville është lindur për të shkruar një libër si Mobi Dik …
Për rrjedhojë, kur shtrojmë pyetjen: “A lindim apo bëhemi shkrimtar ?“, do të duhet të pyesnim së pari: “A po flasim për shkrimtarë të talentuar apo shkrimtarë origjinalë“? Sepse, kushdo mund të shkruajë, por nuk i është dhënë kujtdo që të shpikë forma të reja shkrimi. Gertrude Stein ka shpikur një formë të re shkrimi dhe imituesit e saj kanë veçse “talent“. Hemingway gjithashtu, më vonë, ka shpikur formën e tij të veçantë. Kriteri i cili lejon të gjykohet talenti dhe gjeniu është mjaft i padukshëm …
Gjëja kryesore që duhet mbajtur mend është që talenti imiton gjeninë, sepse nuk ka asgjë tjetër për t’u imituar. Meqë talenti nuk mund të pjellë, atëherë ai duhet të imitojë ose interpretojë. Poezia në faqen 2 të New York Times-it, me “flatrat e heshtura të ngutshmërisë në një pyll të errët dhe të rralluar“ dhe sajesa të tilla të rëndomta, nuk është gjë tjetër veçse një imitim i gjorë i poetëve gjenialë të mëparshëm si Yeats, Dickinson, Apollinaire, Donne, Suckling …
Gjenia jep lindje, talenti nxjerr. Ajo çka Rembrandt apo Van Gogh kanë parë natën, nuk do të shihet kurrë më. Asnjë bretkosë nuk do të kërcejë në një moçal si bretkosa e Bashô-s. Shkrimtarët e lindur të së ardhmes janë tashmë të habitur nga ajo çka shohin tani, çka ne do ta shohim të gjithë në kohë për herë të parë, dhe pastaj do ta shohim të imituar mjaft herë nga shkrimtarë të formuar.
Kështu, në rastin e një shkrimtari të lindur, gjenia mpleks formimin origjinal të një stili të ri. Ndërsa gjuha e Kyd-it është elizabetiane përsa i përket periudhës, gjuha e Shakespeare-it nuk do të mund të quhet kurrë ndryshe sesa gjuhë shekspiriane. Ndodh shpesh që ai i cili pjell forma të reja gjuhe të cilësohet si “mendjemadh“ nga talentet xhelozë. Por nuk ka aq rëndësi ajo çka shkruan, por mënyra si e shkruan. /Hejza/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Në Stamboll, Preng Pasha, Gani dhe Esat Toptani, qisnin pushkë pa nda, deheshin e bënin zhurmë duke e bezdisur edhe Sulltanin

Samuel P. Huntington: Në Kosovë ka mundur shumë lehtë të ndodhë përplasja e civilizimeve…

Rok-skena e Jugosllavisë, me notat e UDB-së!

MENDIME MBI NJË VARG TË TULI KUPFERBERG

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

KUJDES ME FJALËN

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr