Qeniet njerëzore kënaqen me një varg sjelljesh afektive, duke përfshirë përqafimet, puthjet dhe shtrëngimet e duarve. Por një nga gjestet më kurioze është e ashtuquajtura “puthje franceze”, ku takohet gjuha e dy njerëzve, me sa duket me qëllimin e stimulimit seksual. Puthja franceze është një shprehje e mirë-njohur e dashurisë në shumë kultura të botës, por personi i parë që e ka provuar atë duhet të ketë me siguri qenë mjaft i guximshëm. Por kush qe ai?
Referencat për puthjen me gojë të hapur, shfaqen në një numër tekstesh të lashta, me përmendjen më të hershme në gjuhën sanskrite rreth vitit 1500 Para Krishtit.
Në tekstin e famshëm “Kama Sutra” të shekullit III Para krishtit, vendet e trupit të caktuara për t’u puthur përfshinin buzët dhe pjesën e brendshme të gojës, duke sugjeruar se puthja me gjuhë ishte duke u praktikuar në Indinë e asaj kohe.
Një hipotezë për evoluimin e puthjes me gjuhë, është se kjo ka ndodhur si pasojë e natyrshme e të ushqyerit me gji të pasardhësve tek popullatat e gjitarëve.
Megjithatë, kjo nuk shpjegon se pse kjo praktikë u zbatua në disa shoqëri njerëzore, dhe jo të tjerat, shkruan bota.al.
Ekzistojnë shumë raste kur komunitete të ndryshme në botë, nuk kishin dëgjuar kurrë për puthjen me gjuhë para kontaktit me evropianët – dhe qenë tejet të neveritur nga sugjerimi për përdorimin e saj.
Për praktikën e përhapur të puthjes në Evropë, ne mund të falënderojmë romakët, të cilët e përshkruanin puthjen në tri forma:osculum (puthje miqësore në faqe), basium (puthje shumë erotike në buzë) dhe savium (puthja më pasionante në gojë). Në shoqërinë romake, vendi dhe mënyra sesi puthnin dikë, qe një tregues i rëndësishëm i statusit social.
Termi “puthje franceze” ka të ngjarë të jetë shpikur nga ushtarakët amerikanë dhe britanikë në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilët vunë re se gratë franceze ishin më të hapura për të përdorur teknikën erotike të puthjes, se sa homologet e tyre amerikane.
Kështu, ndërsa francezët qartazi nuk qenë se njerëzit e parë që e praktikonin puthjen franceze, është e drejtë që atyre tu njihet kjo meritë, për shkak të entuziazmit dashuror të të dashurave franceze një shekull më parë.
Është interesant fakti, që deri para pak kohësh francezët nuk kishin ndonjë fjalë specifike për këtë lloj puthje.
Folja ‘galocher’, e përcaktuar si “puthje me gjuhë”, iu shtua fjalorit francez ‘Le Petit Robert’ vetëm në 2014.
Në ditët e sotme, puthja franceze është kaq popullore sa që një ekip i studiuesve japonezë ka shpikur së fundmi një makineri të puthjeve franceze, në të cilën çiftet që për arsye të ndryshme gjenden larg njëri-tjetrit, të shkëmbejnë puthjen e famshme nëpërmjet pajisjeve që funksionojnë përmes një kompjuteri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare