Lindelof në rolin e heroit - anëtari i Unitedit shpëton një grua të moshuar nga grabitësi

Victor Lindelof e ka shpëtuar një grua të moshuar, derisa një grabitës tentoi që të plaçkiste atë.
Mbrojtësi i Manchester United është duke i kaluar pushimet në Suedi, ndërsa ishte duke lëvizur në këmbë.
Lindelof ishte duke kaluar në Vasteras të Suedisë të hënën në mëngjes, kur pa një grua rreth të 90-tave që po plaçkitet nga një person me biçikletë.
Në momenti që pa se po i merrte çantën me dhunë, mbrojtësi i skuadrës angleze vrapoi dhe arriti të kapte atë.
Lindelofi e mbajti atë të shtrirë për toke, gjersa të vinin policia dhe ta arrestonin.
Policia suedeze e ka falënderuar lojtarin për gjestin e bërë, derisa ai u ishte kthyer se një gjë të tillë çdo kush mund ta kishte bërë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/08/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































