Këngëtarja, e cila jeton në Amerikë, Linda Halimi, arrin të marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale, përmes fotografive që i shpërndan në profilet e saja.

Duke qenë një prej yjeve që e ka bërë transformimin më të madh në figurën e saj trupore, publikimi i imazheve me bikini josh interesimin e të gjithëve.


Për më shumë, ajo është nënë e një vajze, mirëpo kjo nuk vërehet aspak në fizikun e saj.

Ndryshe, këngëtarja e njohur nga Kosova qe më shumë se një dekadë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me Davon Edwards, i cili dikur ishte reper që njihej me nofkën “Big D” dhe janë prindër të një vajze, ndërsa së fundmi janë duke menduar që të zhvendosen për të jetuar në Xhamajka. /Telegrafi/