LAJMI I FUNDIT:

Lind më vonë – jeto më gjatë! Marrëzi apo konstatim i vërtetuar?

Lind më vonë – jeto më gjatë! Marrëzi apo konstatim i vërtetuar?

A jeni njëra ndër ato femrat të cilat tashmë me vite të gjithë e pyesin se çfarë po pret që nuk po ngelet shtatzënë, tërheqin vërejtjen përse nuk po rinohet dhe provojnë ta bindin për të pasur trashëgimtarë?

E po, tani keni argumentin më të mirë të mundshëm.


Në përfundimin e mësipërm ka arritur një studim i Universitetit te Boston-it me 462 gra. Sipas studimit, nëse një grua lind kur ajo ndodhet mbi moshën 33 vjeçare, ka shumë mundësi që ajo të jetojë deri në moshën 95 vjeçare, pra shumë më tepër se sa femrat që lindin përpara kësaj moshe.

Sigurisht që në këtë rast bëhet fjalë për femra të cilat janë në gjendje të lindin me metoda natyrale dhe pa ndihmësen e medikamenteve dhe trajtimeve të posaçme.

“Kjo nuk do të thotë që të gjitha femrat duhet të presin deri sa të arrijnë këtë moshë për të lindur një fëmijë, vetëm për të rritur jetëgjatësinë. Ato mund të bëjnë fëmijën e fundit në këtë moshë, por mos harroni që në këtë mënyrë rritet edhe vështirësia e lindjes së fëmijëve si dhe aftësitë riprodhuese nisin të zbehen”, ka thënë Thomas Perls, mësues i mjekësisë dhe bashkëpunëtor në kërkim.

reading-with-kids

Studimi nuk synon që të inkurajoje gratë që të shtyjnë lindjen e tyre, por është një argument më shumë në favor të idesë se edhe gratë në moshë mature janë të afta të lindin fëmijë dhe se ato mund të kenë gjithashtu një plakje të mbarë.

Për të ilustruar këtë, autoret sjellin edhe shembullin e aktores Halle Berry, e cila është bërë nënë në moshën 46 vjeçare dhe megjithatë duket në mënyrë të pabesueshme shumë më e re se sa është në të vërtetë.

Teoria e mësipërme ka sigurisht edhe kritikët e saj, pasi referimi ndaj yjeve të kinematografisë përbën një përjashtim, dhe jo rregull. Sipas tyre, fertiliteti e femrave bie me kalimin e moshës, madje ndjeshëm pas moshës 40 vjeçare.

Megjithatë, është vënë re se duke pasur më shumë fëmijë, tre apo më tepër, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e jetëgjatësisë së nënës. Vdekshmëria nuk u vlerësua për gratë që nuk kishin fëmijë. /Telegrafi/