LAJMI I FUNDIT:

U lind vajza e Astrit Deharit

U lind vajza e Astrit Deharit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërroi jetë pasditen e 5 nëntorit të vitit të kaluar.

Dehari në atë kohë ishte i martuar ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë. Arta, bashkëshortja e tij tashmë e ve, dje ka lindur vajzën e tyre në QKUK.

Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!?
Lexo po ashtu Astrit Dehari la pas edhe gruan shtatzënë!?

Dehari po hetohej për “dyshimet se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi, kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016”!


Në një shkrim të realizuar pas vizitës që i është bërë në burg, Dehari – student i Mjekësisë – thoshte se dëshiron që familja dhe gruaja tij e re shtatzënë të jenë të sigurt. /Telegrafi/