LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Zyrtarisht jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës

Limaj: Zyrtarisht jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Limaj, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua.


Postimi i plotë i Limajt në faqen zyrtare të Nismës Socialdemokrate:

“Përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar.

Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!

Ashtu siç kemi thënë nga fillimi NISMA dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve.

Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë!FL”, ka shkruar Limaj, përcjell Telegrafi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thanë zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Këto vendvotime u dërguan në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas ankesave të partive politike për rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Përfundon rinumërimi, NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Përfundon rinumërimi, NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit tha se brenda 24 orësh mund të parashtrohen ankesa nga subjektet politike në administrim të numërimit që është zhvilluar në QNR.

“Para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga ana e PZAP-it dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është në shqyrtim. Pra, në momentin kur të kemi këto konfirmime, si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar”, tha Elezi.

Ai tha se rezultatet zgjedhore do të publikohen në ueb-faqen e KQZ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori