LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet i institucioneve të vendit

Limaj: Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet i institucioneve të vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur sot Ilir Bytyqin, vëllanë e dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Limaj ka thënë se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet institucional, që  kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë.


“Kënaqësi e veçantë ta prisja në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e bashkëluftëtarëve të mi, dëshmorëve Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, të vrarë nga forcat serbe. Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi lanë SHBA-në për t’iu përgjigjur zërit të atdheut.

Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe në këtë drejtim e sigurova Ilirin se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyre që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Limaj, transmeton Telegrafi.